Dixcovery CRM
Dixcovery CRM është lider në Itali në CRM-të e turizmit të përdorura nga operatorët turistikë, agjencitë e udhëtimit, tregtarët me shumicë të të gjitha përmasave.
Ndërfaqe grafike e thjeshtë dhe intuitive, e shpejtë dhe me rezultate të qarta, integrohet lehtë me sistemet e tjera të menaxhimit, lehtësisht e personalizueshme, e shumëgjuhëshme, integrohet me kanalet web dhe rrjetet sociale për fushatat e marketingut.
Evolucioni i mjeteve tona lejon që operatorët e mëdhenj dhe të vegjël turistikë të adoptojnë metodologjitë dhe strategjitë më inovative. Zhivillim i mjeteve të reja për kërkimin dhe sintetizimin e informacionit të fshehur në të dhënat e përditshme të biznesit. IIdentifikim i trendeve në zhvillim të biznesit tuaj duke përdorur panelin e ri Dixcovery® të kompanisë.
Po kërkoni informacione për diçka specifike që nuk i gjeni në informacionin që kemi ndarë në faqe? Kërkoni një kontakt për të mësuar në lidhje me informacionet që ne i mbajmë konfidenciale për momentin.
Me CRM-në e Turizmit Dixcovery® mund të:
Optimizoni menaxhimin e të dhënave, për qëllime të ndryshme menaxhimi, për kontrollin, për komunikimin dhe për promovimin.
- Optimizoni menaxhimin e të dhënave, për qëllime të ndryshme menaxhimi, për kontrollin, për komunikimin dhe për promovimin.
Optimizoni kujdesin ndaj klientit, d.m.th menaxhimin e forcës së shitjeve dhe marrëdhëniet me agjencitë e udhëtimit.
Lehtësoni dhe mbështesni operacionet e departamenteve të ndryshme të ndërmarrjes, të tilla si rezervimet e shitjeve, programimi dhe administrimi.
Integroni sistemet e shumta të menaxhimit të operatorëve turistikë siç janë: Ideal, Tower, MTS, Aves, Kuo-Vadis .
Integroni me shumicën e qëndrave të kontaktit për hyrjet, daljet, prioritetin e radhës.
“Kërkimi teknologjik dhe njohja e nevojave aktuale të tregut na kanë lejuar të integrojmë module të reja që kërkohen shumë nga klientët”
“Ne gjithashtu kemi dashur të japim mbështetje efektive për klientët e orientuar drejt shitjeve ose marketingut B2C”
CRM-ja e Turizmit Dixcovery®: modulet
CRM-ja e Turizmit Dixcovery® është tërësisht në web, kjo i jep asaj shpejtësi dhe fleksibilitet maksimal. Karakteristikat theksohen nga shumësia e moduleve të saj përbërëse dhe të ndara sipas nevojave specifike të operatorit. Kjo ju lejon të përcaktoni madhësinë e investimit ose të planifikoni aktivizimin e moduleve me kalimin e kohës, duke shmangur kështu humbjen e burimeve.
Pikat kryesore të funksioneve të CRM-së DixcoveryⓇ 5.0
Ndryshimi i vazhdueshëm i platformës lejon përmirësime dhe u lejon klientëve tanë të veprojnë në procesin e lead – prospect pa nevojën e ekspertëve në kompani.
Në veçanti, versioni 5.0 prezantoi:
Fuqia e BI
Automatizimi i marketingut B2B dhe B2C
Zgjerime të aplikacioneve brenda aplikacionit
Alarme automatike të thjeshtuara dhe të personalizuara
Rishikimi i automatizimit të supply chain
Mbështetje të kërkesave të GDPR